Kurti në Gjermani, kjo është agjenda e takimeve

  • S.A /
  • 09 December 2023 - 07:33
Kurti në Gjermani, kjo është agjenda e  takimeve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka udhëtuar mbrëmë për në Berlin të Gjermanisë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, ai do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD).

Në kuadër të kongresit thuhet do të zhvillojë takime me politikanë dhe deputetë të ndryshëm të SPD-së gjermane.

Ndërkaq të dielën, do të takojë pjesëtarë të mërgatës në Gjermani.

(Kosova Sot Online )