Pas tentim-sulmit ndaj Granit Plavës flet drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë

  • A.P /
  • 10 December 2023 - 16:00
Pas tentim-sulmit ndaj Granit Plavës flet drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë

Në Brugun e Sigurisë së Lartë, ku po mbahen të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, ka pasur një tentim-sulm, ka njoftuar drejtori i Shërbimit Korrektues, Ismail Dibrani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas tij, shënjestër ka qenë Granit Plava, i cili dyshohet se është dorasi në vrasjen e rëndë të 30-vjeçares më 29 nëntor në Bërnicë të Prishtinës. Plava, gjithashtu, thuhet se e ka dëmtuar një batanije, por nuk ka pasur tentim për t’u vetëvrarë, tha Dibrani.

Derjtori i SHKK-së i ka deklaruar se se do ta formojnë një komision hetimor për këto incidente.

“Për të gjitha këto ne do ta formojmë komisionin hetimor dhe do të dalim me rezultate konkrete”, tha ai.

Gjykata Themelore e Prishtinës para një jave ka bërë të ditur “dyshimin e bazuar” për planin e Naim Murselit për ta privuar nga jeta “në mënyrë dinake” bashkëshorten e tij. Në marrëveshje me Naim Murselin, Gjykata thotë se Granit Plava me maskë në kokë dhe revole në dorë e qëlloi me plumb në qafë Liridona Ademajn, pasi bashkëshorti i saj dhe fëmijët u larguan “kinse për të ikur”. Dorasin, sipas Gjykatës, Naim Murseli e kishte pajisur edhe me armën me të cilën ishte kryer krimi.

Naim Murseli akuzohet për vrasje të rëndë në bashkëkryerje, Granit Plava për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa Kushtrim Kokalla për marrëveshje për ta kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

(Kosova Sot Online)