Specialja s’e konfirmon arrestimin e Haxhi Shalës: Operacioni po vazhdon

  • E.K /
  • 11 December 2023 - 09:34
Specialja s’e konfirmon arrestimin e Haxhi Shalës: Operacioni po vazhdon

Sot është raportuar se Gjykata Speciale ka arrestuar Haxhi Shalën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nëse është arrestuar ai apo jo, Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka dhënë një përgjigje.

Ata kanë thënë se janë duke zhvilluar një operacione të vazhdueshme në Kosovë dhe se nuk ka komente tjera.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë dhe nuk ka komente të tjera”, thuhet në përgjigje.

(Kosova Sot Online)