Lushtaku: E kam pritur një gjë të tillë nga një kryeminsitër si Kurtoviqi

  • A.P /
  • 12 December 2023 - 21:21
Lushtaku: E kam pritur një gjë të tillë nga një kryeminsitër si Kurtoviqi

I ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka qenë nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lidhur me  investimet kapitale të ndara nëpër komuna, ku opozita thotë se “Qeveria ka diskriminuar komunat ku nuk qeverisë Lëvizja Vetëvendosje”.

Për këtë Lushtaku mbiemrin e kryeministrit Kurti e shqiptoi “Kurtoviq”.

“Të jem i sinqertë edhe e kam pritur një gjë të tillë nga një kryeminsitër që është ky Kurtoviqi. Nuk e kam besuar ndoshta më herët, por të diskriminohet kështu një komunë nuk e kisha pritur asnjëherë”.

“E kam thënë edhe më herët, por më duket bashkë i kisha thënë Miladin Popoviq këtij. Diskriminohet komuna, jo vetëm Skenderaji po çdo komunë që është diskriminuar është gabim”, ka thënë Lushtaku. 

(Kosova Sot Online)