Tahiri: 80 përqind e investimeve për rrugë, shkolla nuk janë investuar për shkak të neglizhencës së qeverisë

  • E.K /
  • 14 December 2023 - 11:51
Tahiri: 80 përqind e investimeve për rrugë, shkolla nuk janë investuar për shkak të neglizhencës së qeverisë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në seancën për projektbuxhetin e vitit 2024 ka thënë se Qeveria Kurti ka dështuar ta ndryshojë situatën, transmeton “Kosova Sot Online”.

Sipas tij në dy vitet e fundit qeveria ka dështuar të bëjë investime të mëdha.

Tutje, Tahiri tha se 80 përqind e investimeve për rrugë, shkolla… nuk janë investuar siç thotë ai për shkak të neglizhencës së qeverisë.

“Për vitin 2022 shpenzimi i buxhetit ka qenë veç 60 përqind për investime kapitale, kurse për vitin 2023 veç 35 përqind deri në shtator. 80 përqind e investimeve për rrugë, shkolla… nuk janë investuar për shkak të neglizhencës së qeverisë”, ka thënë Tahiri.

(Kosova Sot Online)