Burim Ramadani pas fitores së Vuçiqit: Platforma ‘bota serbe’ kërcënon Ballkanin

  • E.K /
  • 18 December 2023 - 10:55
Burim Ramadani pas fitores së Vuçiqit: Platforma ‘bota serbe’ kërcënon Ballkanin

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, shkruan pas fitores së Vuçiqit në Serbi se ‘bota serbe’ paraqet kërcënim për Ballkanin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ramadani ka shkruar se ekipi mbështetës i Vuçiqit paraqesin prishje të çfarëdo përpjekjeje për normalizim të Serbisë.

Postimi i plotë:

Platforma “BOTA SERBE” kërcënon Ballkanin

Zgjedhjet në Serbi konfirmojnë axhendën destabilizuese për Botën Serbe. Jo vetëm rezultati, por edhe ekipi mbështetës i Vuçiqit paraqesin prishje të çfarëdo përpjekjeje për normalizim të Serbisë.

Ndryshe nuk mund të spjegohet prezenca e Millorad Dodikut, kryetar i Republikës Serbe të Bosnjës, dhe Andrija Mandiqit, kryetar i Parlamentit të Malit të Zi, në fushatën elektorale në Serbi.

Bota demokratike duhet ta dënojë Botën Serbe si platformë nxitëse për destabilitet në Ballkan.

(Kosova Sot Online)