Prizren: Pas një fjalosje në komunikacion, pasagjeri del nga vetura dhe e ther me thikë një këmbësor

  • E.K /
  • 18 December 2023 - 11:28
Prizren: Pas një fjalosje në komunikacion, pasagjeri del nga vetura dhe e ther me thikë një këmbësor

Pas një fjalosje në komunikacion, një person ka dalë nga vetura dhe e ka goditur me thikë një këmbësor i cili ishte duke kaluar rrugën në Prizren, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Kurse, Bytyqi tha se janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e kryesit të veprës.

“Sot rreth orës 09:00 në rrugën Anakaraja, në Prizren, pas një fjalosje në komunikacion, një person, pasagjer në një veturë del nga automjeti dhe godet me thikë këmbësorin I cili ishte duke kaluar rrugën. Viktima A.M. 27 vjeqar është jashtë rrezikut për jetë. Policia është duke marr me rastin dhe është duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e kryesit të veprës”, tha Bytyqi.

(Kosova Sot Online)