Hovenier takohet me Rizvanollin: SHBA përkrah Kosovën drejt një të ardhme energjetike më të qëndrueshme

  • E.K /
  • 19 December 2023 - 11:19
Hovenier takohet me Rizvanollin: SHBA përkrah Kosovën drejt një të ardhme energjetike më të qëndrueshme

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, është takuar me minstren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hovenier ka thënë se SHBA-ja përkrah tranzicionin e Kosovës në një të ardhme energjetike më të qëndrueshme, veçanërisht përmes programeve të USAID dhe MCC-së.

Ai tutje ka thënë se SHBA mezi pret të shoh teksa Kosova bën përparim në Udhrrëfyesin për Energjinë.

“Gjithashtu mezi presim përparimin e vazhdueshëm në Udhërrëfyesin e Energjisë. E ardhmja energjetike e Kosovës është e ndritshme!”, ka shkruar Hovenier.

(Kosova Sot Online)