Sveçla: Pres që ditëve në vijim Prokuroria dhe Policia të dalin me raport mbi të gjeturat për sulmin në Banjskë dhe kidnapimin e policëve

  • E.K /
  • 20 December 2023 - 11:23
Sveçla: Pres që ditëve në vijim Prokuroria dhe Policia të dalin me raport  mbi të gjeturat për sulmin në Banjskë dhe kidnapimin e policëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se pret që Policia dhe Prokuroria të dalin me raport mbi të gjeturat për sulmin terrorist të 24 shtatorit dhe kidnapimit të tre policëve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Svecça tha se shpreson që shumë shpejtë që do ta dalin me rezultatet preliminare.

“Për çështjen e sulmit terrorist në Bansjkë më 24 shtator, tashmë jeni njoftuar që Policia e Kosovës me Prokurorinë janë duke bërë hetimet më të mëdha në historinë e Republikës së Kosovës. Patjetër unë shpresoj që shumë shpejtë do ta dalin me rezultatet preliminare, kjo është edhe një ndër kërkesat që i kam adresuar edhe Policisë dhe Prokurorisë përmes Policisë, që sa më shpejtë të kemi një raport preliminar mbi të gjeturat nga ky rast, por edhe nga rasti i kidnapimit të policëve. Dmth përgjegjësit kryesorë për hetim dhe për të ndërmarrë hapat e duhur se a do të dalin me raport për hetimet e tyre unë besoj që duhet t’i pyesni ata. Unë pres që ditëve në vijim që Prokuroria dhe Policia të dalin me raport mbi të gjeturat për këto dy raste jashtëzakonisht të rënda për Kosovën”, tha ai.

(Kosova Sot Online)