Mustafa e krahason Albin Kurtin me liderët sovjetikë

  • A.P /
  • 20 December 2023 - 21:41
Mustafa e krahason Albin Kurtin me liderët sovjetikë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka krahasuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kuritn me “liderët sovjetikë”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo pasi Kurti ishte lavdëruar për sukseset e Qeverisë së tij, duke thënë se “vendet e tjera këto suksese i shohin në ëndërra”.

“Po ma kujton video apo dokumentarë që i shoh bardh e zi, të liderëve sovjetikë, që çdo vit deklaronin që planin 5-vjeçar e kanë tejkaluar që në vitin e parë. Është retorikë e njohur sidomos, te gjeneratat e vetme”, ka thënë Mustafa 

Më tutje, ai ka përmendur edhe dekalratën e Kuritt për ligjet që opozita i dërgon në Gjykatën Kushtetuese.

“E tha një fjali që opozita po i dërgon në Gjyaktë Kushtetuese që kjo është arma e vetme e opozitës për ta ndalur hovin e punës të Qeverisë. Cilin hov të punës, kur investimet kapitale, të Ministrisë së Infrastrukturës nuk kanë arritur të tejkalojë 40%”, ka deklaruar ai. 

(Kosova Sot Online)