Fushë Kosovë: Një nënë e raporton të zhdukur djalin e saj, thotë se nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij

  • E.K /
  • 23 December 2023 - 08:52
Fushë Kosovë: Një nënë e raporton të zhdukur djalin e saj, thotë se nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij

Një djalë është zhdukur në Fushë Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nëna e personit në fjalë ka raportuar se djali i saj ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“PERSON I ZHDUKUR

Fushë Kosovë 19.12.2023 - 10:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj viktima mashkull kosovar, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.