Vjen paralajmërimi nga anlaisti i njohur: Pritet që perëndimi t’i zgjasë dorën Vuçiç

  • A.P /
  • 07 January 2024 - 09:51
Vjen paralajmërimi nga anlaisti i njohur: Pritet që perëndimi t’i zgjasë dorën Vuçiç

Analisti Nexhmedin Spahiu  i ftuar në 'Edicionin e Mesditës 'në Syri Tv komentoi trazirat e fundit në Beograd ku qindra mbështetës të opozitës tentuan që të hynin në godinën e bashkisë së Beogradit, në shenjë proteste ndaj asaj që vëzhguesit e zgjedhjeve thanë se ishin parregullsi të procesit të votimit, gjatë zgjedhjeve fundjavën e kaluar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Spahiu u shpreh se jo çfarë pritet të ndodhë është që perëndimi ti zgjsë dorën Vuçiçit , sigurisht në këmbim të interesave të tij.

Ka qenë një ide e vendeve perëdimore që duke forcuar Vuçiçin ata arrijnë që të bëjnë atë për vete dhe të fusin Serbinë në botën perëndimore.

Kjo u tregua se doli një strategji e gabuar dhe atëherë filluan të kundërtën që ta dobësojnë atë dhe natyrisht duke investuar në opozitë.

Duke sjellë pushtetin e tij në pick, në mënyrë që pastaj t'i afrojë në kalimin në anën tjetër të lumit.

Kjo është  pikërisht ajo çfarë po ndodh.

Pushteti i tij është dobësuar më shumë në Beograd dhe ai fitoi duke bërë dhe manipulime sepse kjo nuk është një gjë që nuk ndodh në vende ku sundon një njeri i vetëm, dhe tani është pushteti i tij në pikëpyetje.

Pritet që perëndimi t'ja zgjasë dorën presidentit Vuçiç në këmbim të favoreve që do i kërkohen t’i bëjë ai perëndimit.

(Kosova Sot Online)