E konfirmuar nga Rusia, një nga luftanijet e saj u dëmtua nga sulmi ukrainas

  • S.A /
  • 26 December 2023 - 12:01
E konfirmuar nga Rusia, një nga luftanijet e saj u dëmtua nga sulmi ukrainas

Rusia ka konfirmuar se një nga luftanijet e saj është dëmtuar në një sulm ukrainas në një port të Detit të Zi. Sulmi ajror u zhvillua në Feodosiya në Krimenë e pushtuar nga Rusia herët në mëngjesin e së martës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se anija e madhe ulëse Novocherkassk u godit nga aeroplanët ukrainas që mbanin raketa të drejtuara, shkruan BBC.

Kreu i Forcave Ajrore të Ukrainës tha më herët se avionët e tyre luftarakë kishin shkatërruar anijen.

Një person u vra në sulm, sipas kreut të Krimesë të instaluar nga Rusia, Sergei Aksyonov. Raportohet se disa të tjerë u plagosën.

Gjashtë ndërtesa u dëmtuan dhe një numër i vogël njerëzish duhej të dërgoheshin në qendrat e akomodimit të përkohshëm, shtoi Aksyonov.

Operacionet e transportit të portit mësohet se po funksionojnë normalisht pasi zona u rrethua, ndërsa zjarri i shkaktuar nga sulmi u vu nën kontroll.

(Kosova Sot Online )