Klinë: Një person thotë se i është vjedhur një çantë dore ku kishte para, dokumente personale dhe armë

  • E.K /
  • 28 December 2023 - 09:31
 Klinë: Një person thotë se i është vjedhur një çantë dore ku kishte para, dokumente personale dhe armë

Një person në Klinë ka raportuar se person- a të panjohur ia ka thyer xhamin e veturës që e kishte në parking, përcjell “Kosova Sot Online”.

Prej aty është vjedhur një çantë dore me dokumente personale, 100 franga, 400 euro, 5 dollarë dhe një pistoletë me 11 fishekë.

Policia ka njoftuar se rasti është në procedurë hetimore.

E RËNDË- Rr. Shaban Polluzha- Klinë 27.12.2023-19:15. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur i kanë thyer xhaminë veturës së tij – në parking, dhe nga aty i kanë vjedhur një çantë dore me dokumente personale, 100 franga, 400€, 5 dollar dhe një pistoletë me 11 copë fishekë për të cilën posedon leje. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore.”

(Kosova Sot Online)