Vdekja e 34-vjeçares, deklarohen nga Prokuroria

  • E.K /
  • 28 December 2023 - 11:53
Vdekja e 34-vjeçares, deklarohen nga Prokuroria

Prokuroria është deklaruar për rastin e 34-vjeçares që u gjet e vdekur në Graçanicë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka thënë se rasti është iniciuar “hetim mbi vdekjen”.

Ajo tha se janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit.

“Pas pranimit të informatës nga policia, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të njëjtit trupi i pa jetë është dërguar në IML për t’iu bërë obduksioni, ndërsa rasti është iniciuar “hetim mbi vdekjen”. Prokuroria në koordinim me policinë është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për t’i ndriçuar rrethanat e këtij rasti”, tha Ulaj.

(Kosova Sot Online)