Prishtinë: Mërgimtarëve u thyhet vetura dhe u merret ari derisa ishin në një aheng familjar

  • E.K /
  • 29 December 2023 - 11:44
Prishtinë: Mërgimtarëve u thyhet vetura dhe u merret ari derisa ishin në një aheng familjar

Një rast i vjedhjes ka ndodhur dje në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Siç njofton policia, derisa një çift ishin në një aheng familjar, disa persona kanë kryer vjedhje në veturën e tyre duke u marrë stoli ari dhe dokumente personale.

“Dy ankues (një mashkull dhe një femër) kanë raportuar se, derisa ishin në një aheng familjar në një restorant, persona të panjohur u kanë thyer veturën (me targa të huaja) dhe kanë vjedhur një çantë krahu, në të cilën sipas ankuesve sipas ankuesve kishte stoli ari dhe dokumente personale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

(Kosova Sot Online)