Hoxhë Ahmed Kalaja: Zemrën e komandon vetëm ZOTI e jo njeriu andaj mos u tallni

  • A.P /
  • 29 December 2023 - 19:55
Hoxhë Ahmed Kalaja: Zemrën e komandon vetëm ZOTI e jo njeriu andaj mos u tallni

Imami Ahmed Kalaja, ka befasuar me komentin për ndarjen nga jeta të gazetarit nga Kosova, Arton Turkaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tërthorazi shkruan se gazetarit i ra infarkt sepse u tall me Zotin.

Këtë deklaratë Kalaja e bëri në rrjetet sociale duke shpërndarë një postim të gazetarit në ditën e Krishtlindjes i cili shkruante “urime krishtlindjet, jau boft allahu kabull”.

Kalaja në postimin e tij shkruan se Zoti komandon zemrën dhe me të nuk duhet të tallemi, duke lidhur kështu shkakun e vdekjes së gazetarit me deklaratën e tij ironizuese.

Image

(Kosova Sot Online)