Publikohen pamjet e KFOR’it nga stërvitjet e ushtarëve në Gazivodë

  • A.P /
  • 02 January 2024 - 11:37
Publikohen pamjet e KFOR’it nga stërvitjet e ushtarëve në Gazivodë

Nga trajnimi që ka kryer Lagunari italian në veri të Kosovës, KFOR’i ka publikuar pamje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Lagunari italian, pjesë e Batalionit Rezervë Operacional të dislokuar në Veri të Kosovës si pjesë e misionit të KFOR’it të udhëhequr nga NATO, kreu me sukses një trajnim specifik më 30 dhjetor.”

KFOR’i ka thënë se janë të fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit.

“KFOR’i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij- bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.”

(Kosova Sot Online)