Policia konfiskon 76 patentë-shofer

  • A.P /
  • 03 January 2024 - 17:34
Policia konfiskon 76 patentë-shofer

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara ka realizuar 547 pika kontrolli të automjeteve, derisa 76 shoferëve iu janë konfiskuar patent shoferi për shkelje të ndryshme të rregullave në trafik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Policia ka bërë apel te të gjithë shoferët dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë rregullat.

“Gjatë 24 orëve të kaluara nga zyrtarë policorë janë kryer aktivitete në teren me qëllim që të parandalohen aksidentet rrugore, por edhe të ndërmerren masa ndëshkuese ndaj atyre që nuk respektojnë rregullat në trafik. Janë realizuar 547 pika kontrolli të automjeteve, përderisa 76 shoferëve iu janë konfiskuar patentë shoferi per shkelje të ndryshme të rregullave në trafik”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)