Sveçla konfirmon se iu ndalua hyrja në Serbi “pa asnjë arsye”

  • E.K /
  • 04 January 2024 - 10:51
Sveçla konfirmon se iu ndalua hyrja në Serbi “pa asnjë arsye”

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka konfirmuar se Serbia e ka refuzuar kërkesën e tij për ta vizituar Preshevën, Medvegjën e Bujanocin, “pa asnjë arsye”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sveçla ka shkruar në Facebook se “ky akt i Serbisë ndaj vizitës sime dëshmon qasjen destruktive dhe shtypjen e vazhdueshme të saj ndaj shqiptarëve të Luginës”.

Ai tregoi se më 29 dhjetor, Nevzad Lutfiu, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar e kishte ftuar për vizitë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

(Kosova Sot Online)