Sot reshje shiu e bore në Kosovë

  • E.K /
  • 08 January 2024 - 07:55
Sot reshje shiu e bore në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot do të jetë i vranët dhe vende-vende me reshje shiu të cilat në pjesën e dytë të ditës parashihen të shndërrohen në bore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Parashihen dhe dy episode me temperatura tipike dimërore, ndërkaq në njoftim bëhet e ditur se java e fundit e janarit sërish parashihet me temperatura mbi vlerat e mesatareve.

Njoftimi i plotë i IHMK-së:

E hënë – Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu të cilat në pjesën e dytë të ditës parashihen të shndërrohen në borë. Gjithashtu shënohen edhe rënie të ndieshme të temperaturave. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s.

E martë – Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

E mërkurë – Mot me vranësira dhe intervale me diell, por i ftohët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë celsius.Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

E enjte – Mot kryesisht i ngjajshëm me ditën e mërkurë por me temperatura për 2-3 gradë më ulët në vlerat e minimaleve. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s,

E premte – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin fjolla të dobëta bore, kryesiht në viset e larta. Temperaturat parashihen të jenë afersisht të ngjajshme me të ditës së enjte, si minamalet , ashtu dhe ato maksimalet.

(Kosova Sot Online)