Kjo është gjendja në pikat kufitare

  • E.K /
  • 08 January 2024 - 15:24
Kjo është gjendja në pikat kufitare

Dy vendkalimet kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdar edhe sot vazhdojnë të jenë të ngarkuara, përcjell “Kosova Sot Online”.

Qytetarët po presin deri një orë për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë, kolonat në dalje në këtë pikë arrijnë deri 150 metra.

Ndërsa, në Merdar, kolonat arrijnë deri 1200 metra, qytetarët po presin deri një orë e gjysmë.

Vendkalimet tjera kufitare janë më të qeta.

(Kosova Sot Online)