Abdixhiku mirëpret në selinë e partisë Von Cramonin

  • A.P /
  • 12 January 2024 - 18:30
Abdixhiku mirëpret në selinë e partisë Von Cramonin

Raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka pritur në takim kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit, në këtë takim është diskutuar rreth temave aktuale politike në vend si dhe qëndrimeve të LDK-së karshi këtyre ngjarjeve.“Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Bashkimi Evropian i kanë dhënë Kosovës, në veçanti gjatë procesit të liberalizimit të vizave, si një hap i vonuar për popullin e Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje bëhet e ditur se Abdixhiku po ashtu ka falënderuar Viola von Cramonin për avokimin e saj në procesin e liberalizimit gjatë gjithë kohës.

(Kosova Sot Online)