Rama mirëpret Viola von Cramonin

  • A.P /
  • 12 January 2024 - 20:00
Rama mirëpret Viola von Cramonin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka pritur në takim eurodeputeten Viola von Cramon, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë takimit, ata kanë diskutuar për një sërë çështjesh të rëndësishme të pushtetit lokal, të zhvillimit të projekteve nga fondet e BE-së, për vizionin për kryeqytetin si dhe bashkëpunimin e Prishtinës me qytetet e vendeve tjera të botes demokratike.

“Në diskutimet tona u fokusuam në çështje si: Zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e mjedisit si dhe rritja e mundësive ekonomike dhe përmirësimi i infrastrukturës”, ka shkruar Rama në Facebook.


(Kosova Sot Online)