Magjistralja Ferizaj -Prishtinë: Një shofer gjobitet me 200 euro dhe i merret leja për 6 muaj, voziti nën ndikim të alkoolit

  • E.K /
  • 13 January 2024 - 09:22
Magjistralja Ferizaj -Prishtinë: Një shofer gjobitet me 200 euro dhe i merret leja për 6 muaj, voziti nën ndikim të alkoolit

Policia ka njoftuar se ka gjobitur një shofer me 200 euro, 2 pikë negative dhe i është hequr leja për gjashtë muaj, pasi ka vozitur nën ndikim të alkoolit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rasti ka ndodhur në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë, në fshatin Prelez.

“Në orën 05:20 në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë, në fshatin Prelez ka ndaluar shoferin F.A (M/K) i moshës 38 vjeçar, i cili ka drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit, ku pas testimit me alkooltest ka rezultuar 0.75 promila dhe për këtē policia i shqiptoi gjobën prej 200 euro, 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit”, ka njoftuar Policia.

(Kosova Sot Online)