Vuçiq vajton: Rezoluta 1244 e ndalon, por Perëndimi i krijoi ushtri Kosovës dhe po e forcojnë atë

  • E.K /
  • 13 January 2024 - 14:15
Vuçiq vajton: Rezoluta 1244 e ndalon, por Perëndimi i krijoi ushtri Kosovës dhe po e forcojnë atë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka folur sot për Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku sipas tij parashihet “çmilitarizimi i shqiptarëve të Kosovës”, dhe ka potencuar se tashmë në vend të kësaj komuniteti ndërkombëtar po krijon dhe forcon ushtrinë e Kosovës.

Ish-ministri i propagandës së regjimit të Sllobodan Millosheviqit, ka thënë se Serbia s’është aq e fortë sa SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania apo Turqia, megjithatë thotë se mund t’i tregojë botës se “si po shkelen brutalisht normat ndërkombëtare të se drejtës publike”, shkruan Tanjug.

Vuçiq teksa thirret në Rezolutën 1244, thotë se sipas saj “nuk guxon të ketë asnjë grup të shqiptarëve të armatosur”, por thotë se Perëndimi ka krijuar ushtri për Republikën Kosovën dhe po vazhdojnë ta ndërtojnë ushtrinë e Kosovës.

“Me Rezolutën 1244, në nenin nëntë, paragrafi B, thuhet ‘çmilitarizimi i UÇK-së dhe grupeve të tjera të armatosura të shqiptarëve të Kosovës, siç kërkohet në paragrafin 15’. Prandaj, nuk guxon të ketë asnjë grup të shqiptarëve të armatosur dhe ata krijuan një ushtria për ta. Dhe ata vazhdojnë ta ndërtojnë atë ushtri. A mund ta ndryshojmë këtë në këtë moment, qëndrimin dhe vendimin e tyre? A jemi mjaft të fortë si Amerika, Anglia, Gjermania, Turqia? Ne nuk jemi.  Por ne mund t’i theksojmë gjithë botës edhe si guralec në këpucë, se ata janë të lënduar nga e vërteta që po themi. Dhe kjo është se po shkelin brutalisht normat e së drejtës publike ndërkombëtare”, ka thënë Vuçiq.

(Kosova Sot Online)