I dyshuari për narkotikë godet policin e Kosovës me veturë në Veri dhe ikë

  • E.K /
  • 13 January 2024 - 14:39
I dyshuari për narkotikë godet policin e Kosovës me veturë në Veri dhe ikë

Në fshatin Suhodoll në Veri të Kosovës, Policia e Kosovës ka bërë përpjekje për ta ndaluar një veturë të dyshuar për narkotikë, megjithatë personi që ka qenë duke drejtuar veturën, e ka goditur policin i cili ishte në këmbë, dhe përveç policit e ka goditur edhe veturën e Policisë së Kosovës, transmeton “Kosova Sot Online”.

“Rreth orës 12:40 në Suhodoll derisa policia kishte bërë përpjekje për të ndaluar një veturë e cila dyshohej se kishte narkotik, i njëjti e ka godit me veturë policin i cili ishte në këmbë e poashtu edhe veturën e policisë”, ka thënë zv.Drejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai ka treguar se në përpjekje për ta larguar sulmin nga vetja, policia ka shtënë me armë zjarri por s’ka të lënduar.

Ndërsa, Elshani ka treguar se personi i dyshimtë ka lënë veturën në vënd të ngjarjes dhe ka ik në këmbë.

“Në përpjekje për të larguar sulmin nga vetja, policia ka shtënë me armë zjarri por nuk ka të lënduar. Personi i dyshimtë ka lënë veturën në vënd të ngjarjes dhe ka ik në këmbë. Kemi informacione për të dyshimtin dhe besojm se kemi të bëjmë me rast me marihuanë. Policia ende është në vend të ngjarjes dhe po merret me rastin”, ka thënë Elshani.

(Kosova Sot Online)