Onkologjia në renovim, kimioterapia jepet në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive

  • E.K /
  • 13 January 2024 - 16:44
Onkologjia në renovim, kimioterapia jepet në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se për shkak të renovimit të katit përdhes të Klinikës së Onkologjisë, do të ketë disa ndryshime në ofrimin e shërbimeve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit, aty ku jepen shërbimet ambulantore të klinikës, pra hapësirat ku jepet kimioterapia, nga dita e hënë, 15 janar 2024, do të zhvendosen përkohësisht në objektin e Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive, e cila ndodhet në hapësirat e QKUK, hyrja nga lagja e Veternikut.

Shërbimi i Radioterapisë do të funksionojë normalisht në hapësirat e ekzistuese, kurse shërbimi 24-orësh, për të hospitalizuarit do të vazhdojë akoma në katin përdhes të Ortopedisë së vjetër, aty ku ishte zhvendosur rreth 3 muaj më parë.

(Kosova Sot Online)