Disa persona rrahen në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, pesë persona shoqërohen në stacion

  • E.K /
  • 15 January 2024 - 14:55
 Disa persona rrahen në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, pesë persona shoqërohen në stacion

Disa persona janë rrahur në sheshin “Nëna Terezë” sot në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Agron Borovci, tha se ka shoqëruar pesë persona në stacionin policor.

Ndërsa, tre persona të lënduar kanë marrë trajtim mjekësor.

“Rreth orës 12:30 është pranuar informata për një rrahje në mes të disa personave, të ndodhur në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka shoqëruar në stacionin policor pesë persona.”

“Aktualisht po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme operativo-policore me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci.

(Kosova Sot Online)