Ukraina: Ushtarëve rusë u jepet rregullisht drogë

  • A.P /
  • 16 January 2024 - 20:00
Ukraina: Ushtarëve rusë u jepet rregullisht drogë

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, komandantët rusë u shpërndajnë rregullisht lëndë narkotike dhe substanca të tjera dehëse, në mënyrë që të mos kenë frikë se mos vriten në betejë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo u bë e ditur nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës sot.

“Ushtria ruse gjithnjë e më shumë refuzon të vdesë për qëllimet e liga të liderit të saj, kështu që komanda e armikut ka vendosur të eksperimentojë me lloje të tjera stimulimi që shtrembërojnë ndjenjën e realitetit dhe çojnë në vdekje”, thuhet në raport.

Sipas informacioneve të disponueshme, substanca narkotike dhe psikotrope jepen në mënyrë sistematike për personelin e Regjimentit 108 të Divizionit të 7-të Ajror. Këto barna çojnë në eufori.

“Ushtarët që i përdorin më lehtë bien dakord për sulme pa frikë nga lëndimi apo vdekja”, thotë Shtabi i Përgjithshëm. 


(Kosova Sot Online)