Një burrë në Prishtinë raporton se u sulmua nga një grua, e bën për spital

  • E.K /
  • 17 January 2024 - 09:48
Një burrë në Prishtinë raporton se u sulmua nga një grua, e bën për spital

Një person në Prishtinë ka raportuar se dje në grua e ka sulmuar atë fizikisht, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor pas rastit.

“Prishtinë 16.01.2024 – 17:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në njoftim.

(Kosova Sot Online)