Rizvanolli-opozitës: Me rezoluta koti s’ulet çmimi i energjisë

  • E.K /
  • 18 January 2024 - 12:40
Rizvanolli-opozitës: Me rezoluta koti s’ulet çmimi i energjisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e ka quajtur rezolutë koti, Rezolutën e PDK’së për anulimin e vendimit për shtrenjtimin e energjisë dhe heqjen e bllok tarifës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo tha se me këto metoda nuk mund të ulet çmimi i energjisë.

“Sikur të ishit të interesuar vërtetë të diskutonit në nivel profesional për çështje të rregullimit dhe nga kanë ardhur kostot dhe si janë shpërndarë kostot, ju do ta ftonit ZRRE’në dhe do të bisedonit në nivel profesional për këto çështje. Mirëpo, ju nuk e keni këtë interesim, ju me rezoluta koti populliste, me metoda të cilat nuk ulet çmimi i energjisë, doni me i mashtru qytetarët që mundeni me ul çmimin e energjisë elektrike”, deklaroi Ministrja.

“Heqja e bllok tarifës do të thotë ulje e faturave për 4 mijë e 700 shtëpi që shpenzojnë shumë, por do të thotë rritje e faturës për shumicën dërrmuese të qytetarëve. Kjo është diçka që e kemi parë, e kemi provuar gjatë qeverisjes tuaj”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)