Arrestohet 30-vjeçari në fshatin Guci e Re, ushtroi dhunë ndaj nënës dhe bashkëshortes së tij

  • E.K /
  • 18 January 2024 - 13:22
Arrestohet 30-vjeçari në fshatin Guci e Re, ushtroi dhunë ndaj nënës dhe bashkëshortes së tij

Një 30-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë në familje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Personi në fjalë ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe bashkëshortes së tij.

Sipas uniformave blu, i riu është banues në fshatin Guci e Re.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin K. T., 30 vjeç, banues në fshatin Guci e Re, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”.

(Kosova Sot Online)