Ramadani: KQZ të publikojë vendimin për ndarjen e 360 mijë eurove për Listën Serbe

  • E.K /
  • 19 January 2024 - 13:19
Ramadani: KQZ të publikojë vendimin për ndarjen e 360 mijë eurove për Listën Serbe

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, i ka bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhje (KQZ), të publikojë se si u mor vendimi për 360 mijë euro për Listën Serbe, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ramadani ka treguar se ka kërkuar nga KQZ qasje në dokumente publike.

Ramadani ka shkruar se transparenca është e domosdoshme.

“KQZ të publikojë si u mor vendimi për 360 mijë euro për Listën Serbe. Më pak se katër muaj pas sulmit terrorist paramilitar në Banjskë të Zveçanit - për të cilin rast institucionet e shtetit të Kosovës konstatuan se organizatorë ishin Serbia dhe Lista Serbe KQZ i ndau 360 mijë euro po kësaj Liste Serbe! Sot, kërkova nga KQZ qasje në dokumente publike. Duhet të shihet qartë gjithçka! Në ndërkohë, transparenca është e domosdoshme! Transparencë për demokraci”, ka shkruar Ramadani.

(Kosova Sot Online)