Rama kërkon ekspertizë urgjente për rrëzimin e kulmit të Komunës: Gjendja e të lënduarës është stabile

  • E.K /
  • 22 January 2024 - 12:59
Rama kërkon ekspertizë urgjente për rrëzimin e kulmit të Komunës: Gjendja e të lënduarës është stabile

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar ekspertizë urgjente për rrëzimin e kulmit të Komunës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama ka shtuar se duhet ditur se çka e ka shkaktuar këtë problem me kulmin e ndërtesës.

“Problemi me kulmin ka qenë edhe më parë. Duhet ekspertizë urgjente e preliminare për të ditur se çka e ka shkaktuar këtë problem me kulmin e ndërtesë. Kam ftuar ekspertët e fushës, Visar Gecin e Gëzim Kastratin, që i kam parë si profesionistë që veprojnë jashtë Komunës për të analizuar e për të na dhënë një gjendje preliminare për rrëzimin e kulmit”, ka thënë Rama.

Tutje, Rama tha se gjendja e të lënduarës është stabile, por se akoma është me rrezikshmëri të lartë.

“Jemi në kontakt çdo ditë me doktorët, e kam qenë në kontakt me familjen e saj. Për fat të mirë, gjendja është stabile, por ende është në rrezikshmëri të lartë” ka thënë Rama.

(Kosova Sot Online)