Berisha: Prokurorët e SPAK vegla të Edi Ramës

  • A.P /
  • 22 January 2024 - 16:18
Berisha: Prokurorët e SPAK vegla të Edi Ramës

Lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se Edi Rama dhe Lulzim Basha po bëjnë gjithçka për të bërë pseudo-reformën elektorale përmes së cilës shefi i qeverisë ëndërron të marrë mandatin e katërt, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Duke folur para qindra qytetarëve nga dritarja e banesës së tij, Berisha tha se Edi Rama ka emëruar opozitën e tij dhe ka caktuar në krye të komisionit një Gjiknuri-bis me mbiemrin Alibasha. Berisha i cilësoi prokurorët e SPAK si laro të Edi Ramës dhe theksoi se Kryeministri ka tmerr nga mandati parlamentar i Sali Berishës.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha  akuzoi Edi Rmaën dhe Lulzim Bashën se po bëjnë gjithëçka për të bërë pseudo reforme elektorale që sipas tij ka si qëllim të vetëm, ti japë PS mandatin e katërt. Nga dritarja e banesës sëtij, teksa qindra qytetarë ishin mbledhur në ditën e 19- të tubimit në atë që e cilësojnë si 'Rruga e Shpresës', Berisha deklaroi se Rama ka emëruar opozitën e tij dhe ka caktuar në krye të komisionit një Gjiknuri-bis me mbiemrin Alibasha.

 

Akuza të ashpra Berisha hodhi edhe ndaj SPAK-ut dhe prokurëve që siç theksoi ai i shërbejnë qeverisë dhe janë dëshmuar me prova se janë vegla të Edi Ramës.

Sipas liderit të opozitës, me masën arrest me burg ndaj tij, Edi Rama u fakto shqiptarëve se Sali Berisha nuk po hetohet per korrupsion por sepse është luftëtar i antikorrupsionit.

Krye demokrati theksoi se të gjitha zhvillimet e fundit, kontrollon çdo pushtet.

Pengimi i opozitës në parlament dhe sulmet politike ndaj liderit të saj, duhet të përbëjnë një refketim për të gjithë shqiptarët që të ngrihen në këmbë për të përmbysur regjimin.

Sipas Berishës, Edi Rama është i pashpresë dhe shumë shpejt do të njohë fundin e tij.

(Kosova Sot Online)