Deputetja nga Shqipëria zgjidhet zëvendëspresidente në KiE, përmend edhe Kosovën

  • E.K /
  • 23 January 2024 - 08:16
Deputetja nga Shqipëria zgjidhet zëvendëspresidente në KiE, përmend edhe Kosovën

Deputetja e Partisë Socialiste në Shqipëri, Blerina Gjylameti, është për zgjedhur me vota unanime Zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjylamet ka thënë se me marrjen e kësaj detyre të re do të punojë që të çojë para agjendën e anëtarësimit të Kosovës në KiE.

”Ky post i rëndësishëm është një tjetër konfirmim i besimit dhe vlerësimit që gëzon Shqipëria sot në arenën ndërkombëtare për të kontribuar në konsolidimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës!

Me marrjen e kësaj detyre te lartë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku ulen delegacionet kombëtare të 46 vendeve anëtare të kontinentit tonë, së bashku me delegacionin e Shqipërisë do të vijojmë angazhimet për forcimin e vlerave demokratike si dhe për të cuar përpara agjendën e antarësimit të Kosovës në KiE” ka shkruar Gjylameti në Facebook.

(Kosova Sot Online)