Përfshihet nga zjarri një veturë në Fushë Kosovë

  • E.K /
  • 23 January 2024 - 09:13
Përfshihet nga zjarri një veturë në Fushë Kosovë

Një veturë është përfshirë nga zjarri dje në Fushë Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zjarri është shuar nga ekipi i zjarrfikësve.

Si pasojë e zjarrit, është dëmtuar edhe një veturë që ishte afër e parkuar pronë e një mashkulli kosovar.

Rasti është në hetime.

“Fushë Kosovë 22.01.2024-00:03. Raportohet se në rrethana të pa njohur është përfshi nga zjarri vetura e viktimës femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kane dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit, është dëmtuar edhe një veturë që ishte afër e parkuar pronë e një mashkulli kosovar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)