Tomas Szunyog shkon në KQZ, shkarkimi i kryetarëve në Veri përmes peticioneve

  • E.K /
  • 23 January 2024 - 15:09
Tomas Szunyog shkon në KQZ, shkarkimi i kryetarëve në Veri përmes peticioneve

Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, ka takuar sot kryetarin e Komisionit Qendror Zgjedhor, Kreshnik Radoniqin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Szunyog ka treguar se kanë biseduar për çështjen e shkarkimit të kryetarëve të komunave në Veri.

Szunyog e ka përgëzuar Radoniqin për përgjigjen e shpejt ndaj kërkesave të grupeve nismëtare për peticionet dhe ka treguar se është interesuar për hapat e radhës dhe për përgatitjet e brendshme të KQZ-së nëse kalohet pragu i 20% .

“Diskutum procesin e tërheqjes së kryebashkiakëve në komunat veriore me kryesuesin e KQZ-së. Ndërsa e përgëzova për përgjigjen e shpejtë ndaj kërkesave të Grupeve Nismëtare, u interesova për hapat e ardhshëm dhe përgatitjet e brendshme të KQZ-së për votën e tërheqjes nëse kalohet pragu i 20%”, ka shkruar shefi i Zyrës së BE-së.

(Kosova Sot Online)