
Vetura përplas protestuesit në Francë, vdes fermerja 30-vjeçare

Një tragjedi është regjistruar në protestën e fermerëve në Francë, kur një automjet ka vërshuar mes turmës që manifestonte kundër qeverisë, duke vrarë një grua dhe plagosur dy familjarë të saj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Fermerët protestojnë kundër reformimit të sektorit nga ekzekutivi, që sipas tyre u ka sjellë humbje.
Protestat e fermerëve në Francë morën një kthesë tragjike të martën pasi një makinë u përplas me një barrierë rrugore të ngritur nga demonstruesit në lokalitetin Pamiers, në jug të vendit. Për pasojë, një grua humbi jetën ndërsa e bija dhe bashkëshorti mbetën të plagosur.
Prokurorët kanë hapur një hetim mbi ngjarjen, ndërkohë që presidenti Emmanuel Macron ka shprehur ngushëllimet e tij në platformën “X”.
Qeveria franceze është kritikuar ashpër nga fermerët, të cilët kanë bllokuar rrugët në mbarë vendin, në shenjë proteste ndaj rënies së të ardhurave, rritjes së kostove dhe reformimit të sektorit.
Zyrtarë të niveleve të tjera kanë përfunduar gjithashtu në shënjestër të veprimeve të tyre. Në një lokalitet, protestuesit hodhën mbeturina përpara selisë së prefekturës.
(Kosova Sot Online)