Zhduket një e mitur në Ferizaj

  • E.K /
  • 24 January 2024 - 09:15
Zhduket një e mitur në Ferizaj

Një e mitur është zhdukur në Ferizaj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Për rastin në polici ka njoftuar babai i saj.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“Rr. Kemajl Hetemi, Ferizaj 21.01.2024-18:30. Me datë 23.01.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)