Rama: Sot prezantojmë 20 projekte për transformimin e Prishtinës

  • E.K /
  • 24 January 2024 - 11:50
Rama: Sot prezantojmë 20 projekte për transformimin e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se sot do të prezantohen para qindra biznesmenëve vendas dhe ndërkombëtarë 20 projekte për transformimin e Prishtinës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama ka treguar se kjo është mundësi e mirë për realizimin e “vizionit tonë për një Prishtinë të transformuar” në shumë fusha si aspektin e infrastrukturës, ambientit urban, qasjes në teknologji dhe shërbimeve publike.

“Sot në ora 14:00, do të prezantojmë para qindra biznesmenëve vendas dhe ndërkombëtarë 20 projekte për transformimin e Prishtinës tonë. Prezantimi i projekteve para investitorëve potencial është mundësi e mirë për realizimin e vizionit tonë për një Prishtinë të transformuar në shumë fusha si aspektin e infrastrukturës, ambientit urban, qasjes në teknologji dhe shërbimeve publike”, ka shkruar Rama.

(Kosova Sot Online)