Thaçi: Kur e pashë David Cameron’in në Kosovë u çova në këmbë

  • A.P /
  • 24 January 2024 - 22:17
Thaçi: Kur e pashë David Cameron’in në Kosovë u çova në këmbë

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, tregoi lidhjen e afërt që e ka me Kosovën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha: “Mua si individ dhe gjeneratave ende më vjen era lloq Kosove”.

Gjithashtu tregoi se si ishte zgjuar në këmbë kur e kishte parë se si kryediplomati britanik Cameron, e mbështeste Kosovën gjatë vizitës që pati në Kosovë ditë më parë.

“Unë e kam gjetë vetën para 10 ditësh duke pushuar me mbesa, David Cameron (kryediplomati britanik), në Kosovë, jam çu në këmbë në mënyrë të pavetëdijshme kur e pash se i tha ministres së Jashtme, ne ju përkrahim. Ne do t’i përkrahim forcat e armatosura të Republikës së Kosovës”, tha Thaçi,

(Kosova Sot Online)