'Parlamenti i Kosovës është shpërbërë pas dështimit për zgjedhjen e presidentit'
Ish-kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, ka shkruar për vendimin e presidentes Vjosa Osmani për ta shpërndarë Kuvendin dhe për të shpallur zgjedhjet e reja pas konsultimeve me partitë politike, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Bushati ka thënë e një skenar i tillë duhej të ishte shmangur.
“Parlamenti i sapokrijuar i Kosovës është shpërbërë pas dështimit për të siguruar kuorumin e nevojshëm për të nisur procedurën për zgjedhjen e presidentit të ri. Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, hera e tretë brenda një viti e gjysmë. Një skenar që duhej të ishte shmangur!”, ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)
