Një person bleu shtëpinë e re në Prishtinë, befasohet nga ajo çfarë gjeti brenda saj

  • E.K /
  • 25 January 2024 - 10:25
Një person bleu shtëpinë e re në Prishtinë, befasohet nga ajo çfarë gjeti brenda saj

Një person nga Prishtina, ka treguar se në shtëpinë e tij të cilën e ka blerë nga i dyshuari ai gjeti një armë, përcjell “Kosova Sot Online”

Me të marrë informatën Policia filloi kontrollin.

Në kontroll u gjet edhe një pushkë gjuetie me 27 copë fishekë me leje të skaduar.

Me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt.

“Rr. Lugmiri, Prishtinë 24.01.2024-16:30. Një mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpinë tij të cilën e ka blerë nga i dyshuari mashkull kosovar ka gjetur një armë. Policia ka konfiskuar të njëjtën ndërsa gjatë kontrollit në banesë e të dyshuari është gjetur një pushkë gjuetie me 27 copë fishekë me leje të skaduar. Me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt.”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)