Një person në Mitrovicën veriore raporton se dikush kanë vizatuar shkrime me motive ndëretnike në shtëpinë e tij

  • E.K /
  • 01 February 2024 - 09:51
Një person në Mitrovicën veriore raporton se dikush kanë vizatuar shkrime me motive ndëretnike në shtëpinë e tij

Një person në Mitrovicën e veriut ka raportuar se në shtëpinë tij e cila është në proces ndërtimi, dikush ka vizatuar shkrime me motive ndëretnike, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Mitrovicë Veri / 31.01.2024 – 07:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur në shtëpinë e tij e cila është në proces ndërtimi kanë vizatuar shkrime me motive ndëretnike”, thuhet në raportin policor.

Rasti është iniciuar si “Nxitje, urrejtje dhe mosdurim etnik” dhe po hetohet nga njësitet kompetente.

(Kosova Sot Online)