Ramadani: KFOR-i nuk lejoi ministrin Elbert Krasniqin të hënën të hyjë në objektin e Komunës së Zveçanit.

  • E.K /
  • 01 February 2024 - 11:25
Ramadani: KFOR-i nuk lejoi ministrin  Elbert Krasniqin të hënën të hyjë në objektin e Komunës së Zveçanit.

Ish shefi i AKI’së, Burim Ramadani, ka thënë se KFOR’i të hënën nuk e ka lejuar ministrin Elbert Krasniqi të hyjë në objektin e komunës së Zveçanit, për ta takuar kryetarin Ilir Peci, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ramadani ka shkruar se KFOR-i ktheu mbrapsht ministrin Elbert Krasniqi nga komuna e Zveçanit.

Ramadani, ka shkruar se KFOR nuk ka pasur të drejtë t’ia ndalojë hyrjen ministrit Krasniqi.

Postimi i plotë:

KFOR-i nuk lejoi ministrin Elbert Krasniqi të hyjë në objektin e Komunës së Zveçanit.

Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë, më 29 janar 2024, në orët e pasdrekës derisa Ministri i Qeverisë së Kosovës shkoi për ta takuar Kryetarin e Komunës së Zveçanit.

KFOR-i ktheu mbrapsht ministrin Elbert Krasniqi nga komuna e Zveçanit, duke dhënë kështu një indikacion, për mua, shqetësues për fazën se si KFOR duket që ka vendosur të ushtrojë kompetencat e veta.

Në fakt, KFOR-i nuk ka pasur të drejtë t’i ndalojë hyrjen Ministrit Krasniqi, ndërsa kjo është një dëshmi fort e keqe për nivelin e raporteve midis Qeverisë së Kosovës dhe prezencën ndërkombëtare ushtarake.

(Kosova Sot Online)