Fushë Kosovë: Pamje nga vendi ku kamioni goditi për vdekje këmbësoren

  • E.K /
  • 01 February 2024 - 11:51
 Fushë Kosovë: Pamje nga vendi ku kamioni goditi për vdekje këmbësoren

Një kamion ka goditur për vdekje një këmbësore në Fushë Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ku th se Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi automjetit është shoqëruar në stacion policor.

“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet në lëvizje (kamion). Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka deklaruar Ahmeti.

(Kosova Sot Online)