Rrahu nënën e saj, e pëson keq 48-vjeçarja

  • E.K /
  • 02 February 2024 - 13:15
Rrahu nënën e saj, e pëson keq 48-vjeçarja

Një grua 48-vjeçe është arrestuar nga Policia e Lushnjes, pasi ka rrahur nënën e saj, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasen 48 vjeçe, banuese në fshatin Rreth-Libofshë, pasi dyshohet se ka ushtuar dhunë fizike ndaj nënës së saj”, thuhet në njoftimin e bluve.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)