Vdes në QKUK një person nga Ferizaji, ditë më parë e kishte lënduar vetën me thikë në shtëpinë e tij

  • E.K /
  • 05 February 2024 - 11:57
Vdes në QKUK një person nga Ferizaji, ditë më parë e kishte lënduar vetën me thikë në shtëpinë e tij

Ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, një qytetar nga Ferizaji i cili ishte duke marrë trajtim mjekësor, transmeton “Kosova Sot Online”.

Sipas raportit të policisë, thuhet se viktima ditë më parë e kishte lënduar vetën me një thikë në shtëpinë e tij.

Njoftimi i Policisë:

LËNDIM TRUPOR ME PASOJ VDEKJE

Ferizaj / 01.02.2024 – 13:00. Nga QKUK është raportuar se ka vdekur viktima mashkull kosovar, i cili ditë më parë në shtëpinë e tij e kishte lënduar vetën me një thikë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

(Kosova Sot Online)